×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet djali i Sabit Gecit

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 12:59

    Dje rreth orës 11:00 në rrugën Nazmi Mustafa në Prishtinë është arrestuar i biri i Sabit Gecit, Albani, i dyshuar për fajde.


    Kështu konfirmohet edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Ai është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Derisa është dërguar në qendrën e mbajtjes në Hajvali.

    “Rr. “Nazmi Mustafa”, Prishtinë 27.03.2019-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Hajvali”, thuhet në raportin i PK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!