Është arrestuar i dyshuari për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti, disa ditë më parë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i dyshuari L.B., është ndaluar për 48 orë. Prokuroria thekson se i dyshuari ka kanosur moderatorin Hamiti për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një person me inicialet L.B., për një periudhë prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Reklamë

Personi i dyshuar L.B., dyshohet se ka kanosur gazetarin A.H., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Prokurori i shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale, dhe brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave ndaj tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe sigurinë dhe garantimin e sigurisë së plotë për gazetarët dhe në respektimin e lirisë së shprehjes”, thekson njoftimi. /Reporteri.net/