×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Podujevë personi që inskenoi një vjedhje

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 11:34

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë pasi kishte denoncuar rrejshëm një vjedhje.


    Arrestimi i tij ka ndodhur të hënën rreth orës 18:20, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka lajmëruar apo kallëzuar në mënyrë të rreme në lidhje me një rast të vjedhjes”, përcjellë Reporteri.net, njoftimin e PK-së.

    I njëjti, bëhet e ditur, se është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!