×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e bankës në Prishtinë

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 17:25

    Policia e Kosovës pas një pune intensive hetimore dhe operacionale ka arritur që sot, pak pas mesnatës, të arrestojë një të dyshuar për grabitje të armatosur, e cila ka ndodhur në muajin nëntor të vitit të kaluar.


    Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha se i arrestuari dyshohet për grabitjen që ka ndodhur më 26.11.2018, në një filial të bankës, në rr. “Robert Dol”, në Prishtinë.

    Personi i dyshuar ka qenë në arrati që nga kryerja e grabitjes dhe i njëjti ka rezistuar gjatë arrestimit, tha zëdhënësja e Policisë.

    “Zyrtarët policorë janë detyruar që për ta futur nën kontroll të kërkuarin kanë aplikuar forcën e domosdoshme dhe proporcionale për arrestimin e tij. Gjatë arrestimit edhe njp zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Florie Ahmeti-Haziraj.

    Të dyshuarit i janë konfiskuar para në euro dhe dinarë të Serbisë.

    Në konsultim me prokurorin kujdestar,  i dyshuari dërgohet në Qendër te Ndalimit, për procedura të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!