Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash një person para Kuvendit të Kosovës.
Indeksonline raporton se një qytetar dyshohet se ka përdorur sjellje agresive si shenjë pakënaqësie ndaj situatës në Kuvend dhe është nevojitur intervenimi i policisë për të neutralizuar situatën.
Sot ka dështuar për herë të 34 seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
51 deputetë votuan për, abstenim dhe kundër s’kishte.