×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Skenderaj, lëshonte certifikata të veteranëve jashtëligjshëm

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 9:43

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, i njëjti dyshohet se u ka mundësuar katër personave që të pajisen me certifikata të veteranëve luftëtarë në mënyrë të paligjshme.

    Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    “Është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur, duke u mundësuar katër  personave Certifikata të Veteranëve Luftëtar, me të cilat të njëjtin kanë përfituar pensionin si Veteran”, thuhet në komunikatën e Policisë,  transmeton Reporteri.net

    “Me urdhër të prokurorit,  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!