×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsim Bajrami: Marrëveshja e Rambujesë parashihte mundësinë e kthimit të policisë serbe në Kosovë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 20:43

    Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-ministri Arsim Bajrami, si njëri ndër pjesëmarrësit në Konferencën e Rambujesë, ka thënë se refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen i konvenoi Kosovës, NATO-s dhe SHBA-së.


    Ai, ka thënë se njëri ndër qëllimet e “Rambujesë” ishte që shqiptarët në çdo variantë të nënshkruanin, edhe pse dukumenti parashihte autonomi substanciale dhe jo pavarësi.

    “Qëllimi tjetër strategjik ishte që të legjitimoheshin bombardimet e NATO-s. Qëllimi i tretë ishte që nëse Serbia refuzon kompromisin, Kosova do të çlirohej”, tha ai.

    Pjesëmarrësi inë Konferencën e Rambujesë thotë NATO-ja synoi një partneritet të heshtur me UÇK-në.

    Bajrami thotë se nëse Serbia do të nënshkruante marrëveshjen, Kosova do të kthehej në statusin e vitit 1974, me një autonomi të zgjeruar.

    “Marrëveshja nuk ishte perfekte. Përmbante një autonomi substnaciale për Kosovën. Kishte zgjidhje krejtësisht të papranueshme, sepse parashihte edhe mundësinë e kthimit të një pjese të policisë serbe me kërkesën e komandantit të NATO-s”, ka deklaruar Bajrami në Dukagjin, trasnmeton Telgrafi.

    Ish-deputeti thotë se me insistimin e Hashim Thaçit u arritën disa përmirësime, pasi më pas parashihej që pas tre vitesh do të thirrej një konferencë tjetër, që do të merrte parasysh referendumin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!