×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti: Në Samitin e Berlinit do të mbyllet plani për korrigjim të kufijve

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 14:09

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në Samitin e Berlinit do të mbyllet ideja për korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.


    Ai ka shtuar se Samiti që do të mbahet nesër është një ngjarje me rëndësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërorë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, shkruana Reporteri.net

    Hoti tutje ka thënë që duke ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, beson se ideja për korrigjim të kufijve do të mbyllet.

    ” Duke e ditur qendrimin e Gjermanise lidhur me dialogun ne mes te Kosoves dhe Serbise, besoj se plani i mbrapshte per korrigjim te kufijve do te mbyllet si ide”.

    “Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë që e bënë përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë. Duke e korrigjuar kufirin nuk sigurohet një marrëveshje e tillë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!