×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit nis hetime për drejtorët e larguar në MASHT

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 7:48

    Rast për hetime ka hapur Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) për rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

    Këtë rregullore e ka miratuar Qeveria në shtator të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore. Disa javë më pas, MASHT-i, duke u bazuar në këtë dokument largoi nga pozitat e tyre rreth 30 drejtorë e udhëheqës divizionesh.

    Në vend të të larguarve, Ministria emëroi ushtrues detyre. Që nga ajo kohë drejtorët dhe udhëheqësit e larguar kanë mbetur pa u sistemuar në pozita ekuivalente ashtu siç e parasheh Rregullorja për Nëpunësit Civilë Tepricë.

    Për më tepër, Ministria tash e disa muaj është duke paguar me pagë të njëjtë edhe ushtruesit e detyrës, por edhe të larguarit. Një gjë e tillë është duke i kushtuar buxhetit të shtetit mijëra euro në muaj. Paga e një drejtori në MASHT është rreth 590 euro derisa e një udhëheqësi divizioni 540 euro. Në bazë të kësaj, MASHT-i është duke shpenzuar mbi 30 mijë euro në muaj për pagesën e nga dy personave për një pozitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!