×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha mbledh kryesinë: Largimi i Ramës, çështje e emergjencës kombëtare

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 17:23

    Partia Demokratike mblodhi kryesinë nga ku nën drejtimin e Lulzim Bashës i gjithë fokusi ishte për organizimin e protestës së 16 Marsit


    Burime nga kjo mbledhje pohuan se kryedemokrati Basha ka kërkuar kontaktimin e sa më shumë njerëzve për të mbajtur lart frymën antiqeveri.

    “Pjesëmarrja e 16 Marsit ta tejkalojë atë të 16 Shkurtit”. Kjo ka qenë kërkesa dhe porosia e Bashës për Kryesinë dhe kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

    “Të bëjmë për vete elitën në çdo fushë. Gjithçka në funksion të aksionit politik dhe protestave”, është shprehur Basha.

    Po ashtu, të njëjtat burime pohojnë se kryetari i PD-së është shprehur se “largimi i Ramës është një çështje e emergjencës kombëtare. Në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi”.

    Po në fjalën e tij, përpara kryesisë Lulzim Basha ka theksuar se “Shqipëria me Parlament monoparti dhe kriminelë si edhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë”. /tch/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!