×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu paralajmëron përplasjen e Thaçit e Haradinajt me Vuçiqin

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 17:59

    Gazetari Baton Haxhiu i cili po qëndron në Berlin ka dhënë detaje rreth Samitit të Berlinit, pra se ç’mund të ndodh në orët në vazhdim.


    Ai u shpreh i bindur se darka e liderëve do të zgjatë deri vonë e jo siç është paralajmëruar të kryhet herët.

    Ai paralajmëroi përplasje mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

    “Përplasjet në takim do jenë të mëdha mes dy liderëve të Kosovës me Vuçiqin. I pari do jetë më i butë dhe do të kërkojë veç njohjen e Kosovës, pra fjala është për Haradinajn që e ka një fjalim prej 3 minutash. Ndërkaq Thaçi do ketë një përplasje më të madhe me Vuçiqin”, ka deklaruar Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se në dokument thuhet se palët duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura.

    “Edhe tash edhe pas 10 vjet, ajo që quhet demarkim do të ndodh. Dhe pse duhet pritur kaq gjatë kur mundet tash”, ka deklaruar Haxhiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!