×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja i jep sot Kosovës një lajm të mirë ose të keq për vizat

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 8:59

    Parlamenti Evropian pas diskutimeve të gjata dje, pritet që sot të votojë për hapat e ardhshëm për liberalizimin e vizave për kosovarët.

    Eurodeputetët me votën e tyre mund t’i japin një lajm të mirë Kosovës por edhe një i keq nuk përjashtohet, pasi akoma nuk ka siguri se si do të votojnë ata, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, Raportuesja e Kosovës në këtë parlament, Tanja Fajon, u tregua mjaft e ashpër me BE-në duke mbrojtur kosovarët. Ajo potenconte se BE-ja e ka humbur kredibilitetin. Po ashtu, sot kur pritet të votohet, Fajon reagoi sërish duke kritikuar mjaft ashpër BE-në.

    “Nëse ju sot thoni se Kosova nuk ka përmbushur obligimet ju thjesht jeni duke gënjyer, jeni duke u treguar të papërgjegjshëm”, ka thënë Fajon.

    Sidoqoftë, gjatë ditës së djeshme reagoi edhe komisionari evropian, Dimitris Avramopoulos, i cili e konsideroi vendimin për vizat e kosovarëve si me ndikim në tërë rajonin.

    Ndryshe, Kosova dështoi dhjetorin që shkoi të futej në agjendë të Këshillit të Ministrave, pjesë e procesit e cila konsiderohet nga më të rëndësishmet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!