×
  • Lajme
  • Lajme

    Berlini ishte vetëm fillimi, takimi tjetër në Paris, sërish nën drejtimin e Merkelit e Macronit

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 23:00

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se pas Samitit që u mbajt sonte në Berlin së shpejti do mbahet një takim i radhës në Paris.


    Pacolli njofton se kryetemë e takimit do jetë njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, shkruan Reporteri.net.

    “Nën lidershipin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron, perspektiva evropiane e Ballkanit perendimor është e garantuar. Njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, është kryetema e takimit të shpejtë në Paris nên mbikqyrjen e dy liderëve, që do të jetë ndihmesë për procesin e udhëhequr nga komisionerja Mogherini”, shkruan Pacolli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!