×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërno e gatshme për bashkëpunim me komunat në Kosovë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 20:50

    Kryetarja e Bërnos, Markéta Vaňková, qytetit të dytë më madh në Çeki, gjatë vizitës së punës në këtë komunë të ambasadorit të Kosovës Arbër Vllahiut, ka ofruar bashkëpunim të gjithanshëm me komunat në Kosovë.


    Ambasadori Vllahiu ka nënvizuar rëndësinë e binjakëzimit të Bërnos me qytetet simotra në Kosovë.

    Ambasadori Vllahiu e ka bërë publike vizitën e tij në Bërno përmes një postimi në rrjete sociale.

    “Në vizitë pune në qytetin e dytë më të madh në Republikën e Çekisë në Bërno. Kam takuar kryetaren e Bërnos znj. Markéta Vaňková, me të cilën kemi biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve e komunave të Kosovës me Çekinë. Një bisedë e përzemërt dhe shumë frytdhënëse. U dakorduam për të nisur bashkëpunimin në fushat e arsimit te lartë, në fushën ekonomike ndërmjet odave ekonomike dhe bizneseve dhe në ndërtimin e një bashkëpunimi ndër komunal me synim të binjakëzimit mes komunës së Bërnos dhe një komune të Kosovës, me katakteristika të ngjashme.

    “Kryetarja Vaňková shprehu gatishmërinë e saj për të krijuar lidhje bashkëpunimi me Kosovën. Bërno është qytet i vjetër i Çekisë, qendër universitare dhe industriale. Gjatë vizitës në Bërno, një takim i rëndësishëm në Odën Ekonomike Rajonale, me kryetarin Čenék Absolon dhe përfaqësuesin e Industrisë së Teknologjisë, z. Tomáš Kubala. Kemi folur për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet odave ekonomike, shkëmbimit jo vetëm të përvojave por edhe të kapaciteteve dhe për lidhjet në mes të bizneseve nga Kosova me ato të Çekisë. Z. Absolon ka shprehur gatishmërinë për punë të përbashkët dhe njëkohësisht edhe interesimin për mundësitë e të bërit biznes në Kosovë. Republika e Çekisë dhe Republika e Kosovës e kanë rritur shkëmbimin tregtar në vitin e fundit deri në 50 përqind”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!