×
  • Lajme
  • Lajme

    Billboarda falënderues për Policinë e Kosovës shfaqën në Times Square, në zemër të New York’ut

    Reporteri
    25 Shtator 2023 | 8:09

    Policia e Kosovës ka marrë mbështetje të madhe pas aksionit të djeshëm kundër terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

    Mesazhe falënderuese për Policinë e Kosovës kanë ardhur edhe nga New York-u.

    Në Times Square, në zemër të New York’ut janë shfaqur gjatë, natës, billboarda falënderues për Policinë e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”, “Faleminderit heronjve tanë Policisë të Kosovës”, janë mesazhet që janë shfaqur në Times Square.

    Këto billboarde janë vendosur nga Platforma e patundshmërive, kompania shqiptaro-amerikane Tafingo, tashmë e njohur në komunitetin shqiptarë që gjithmonë për festen e Pavarësisë mbush sheshin e New Yorkut si dhe billlboarda të tjera nëpër Amerike me flamuj të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!