Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk ka prodhuar marrëveshje, duke e cilësuar atë si të pasuksesshëm.
“Më duhet të konstatoj se bisedimet rezultuan të pasuksesshme, për shkak se asnjëra prej ofertave që ne kemi bërë nuk u pranua nga kreu i LDK-së”, ka thënë Kurti.
Ai ka bërë të ditur edhe propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje me LDK-në.
“Ne ofruam që LDK, në bashkëqeverisje me LVV-në dhe partnerët e tjerë, të ketë postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, si dhe tri ministri të tjera”, tha Kurti.
Ai shtoi se kishte propozuar që postin e zëvendëskryeministrit ta mbante vetë Abdixhiku, me qëllim të fillimit të një kapitulli të ri bashkëpunimi ndërmjet dy partive.
Kurti tha se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të cilat sipas tij janë tërësisht të nevojshme që i humbin kohë shtetit dhe humbje buxhetit.
Ai tha se zgjedhjet do të sjellin rezultatate të përsëritura.
Kurti tha se ia ofroi edhe një ofertë tjetër bashkpunimi për kryetarin e Kuvendit.
“Unë edhe më tej besoj që zgjedhjet nuk janë të nevojshme dhe është dashur të përpiqemi edhe më shumë, sidomos nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për bashkëqeverisje. Kur u refuzua oferta jonë për bashkëqeverisje, që LDK ta ketë zvkm dhe katër ministrit, atëherë ne e bëmë një ofertë tjetër e kjo është që pozita e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të pësojnë një rrokadë, ashtu që ose nënkryetari i LDK ose dikush tjetër zë pozitnë e kryetarit dhe kryetarja aktuale e Kuvendit dhe u.d e Presidenti do të të bëhej nënkryetare aty ku tash është pozita e LDK. Në këtë mënyrë ne do ta kishim edhe më tej qeverinë, nuk do t’i kishim zgjedhjet e panevojshme por përveç kçsaj LDK dp ta kryesonte legjislativin..”, shtoi ai.
Ai shtoi se për kandidatin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, nuk është kërkuar mbështetje e domosdoshme nga LDK, duke theksuar se deputetët duhet të votojnë sipas bindjes së tyre.
“Në ndërkohë, për kandidatin tonë Glauk Konjufca, ne nuk kemi kërkuar votë nga LDK. Ata le të votojnë si të duan: abstenim, kundër ose për. Vetëm le të votojnë. Konsiderojmë se qasje shtetformuese dhe progresive është ajo në të cilën deputetët marrin vendim sipas përgjegjësisë së tyre ndaj qytetarëve që përfaqësojnë”, tha Kurti.
Ai shtoi se edhe kjo qasje nuk është pranuar nga pala tjetër, duke e cilësuar si një mundësi të humbur për bashkëpunim politik.
“As kjo nuk u pranua. Ishte një mundësi që të mos thuhej se tre kandidatët vijnë nga LVV”, deklaroi Kurti./Reporteri.net/