×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Olga Grigorieva

    Bjellorusja befason me gjuhën shqipe: Në Kosovë dua të krijoj familje

    Reporteri
    05 Shtator 2026 | 10:42

    Olga Grigorieva, një 24-vjeçare nga Bjellorusia, ka zgjedhur që prej katër vitesh e gjysmë të jetojë në Kosovë, ku është marrë me biznes dhe krijimin e përmbajtjeve në rrjetet sociale.

    Ajo tregoi se vendimin për t’u larguar nga Bjellorusia e mori pas problemeve politike dhe ekonomike. Pas vizitave në disa vende, përfshirë Shqipërinë, Olga zgjodhi Kosovën, ku thotë se gjeti qetësinë dhe një mjedis ku u ndje mirë, dhe jo vetëm.

    “Nëse krejt puna shkon mirë, unë jetoj këtu…Jam këtu shumë e qetë, shumë e kënaqur dhe, nëse gjithçka shkon mirë, dua edhe të krijoj familje këtu”, tha ajo në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!