Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga shiu dhe bora e papritur në zonat malore të Pakistanit, raporton BBC.

Në mesin e viktimave janë 22 fëmijë. Shumë prej tyre kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, kanë njoftuar autoritetet pakistaneze, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Moti ekstrem ka përfshirë rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit. Shumë zona kanë mbetur të bllokuara si pasojë e borës së madhe.

Reklamë

Ekspertët kanë thënë se janë të befasuar nga bora sepse Pakistani zakonisht përballet me lagështi gjatë muajit mars.

Nga departamenti për meteorologji kanë thënë se kjo borë e madhe është pasojë e ndryshimeve klimatike.