Aleatët e NATO’s thanë të hënën se nuk do të përfshihen në planin e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, duke propozuar në vend të kësaj të ndërhyjnë vetëm pasi të përfundojnë luftimet, një veprim që ka gjasa të zemërojë Trumpin dhe të rrisë tensionet në aleancë, shkruan “The Guardian“, përcjell Reporteri.net.
Kjo vjen pasi presidenti amerikan tha se ushtria e vendit do të punojë me vende të tjera për të bllokuar të gjithë trafikun detar në këtë rrugë ujore, pasi bisedimet e fundjavës dështuan të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit gjashtëjavor me Iranin. Megjithatë, tani liderët e vendeve që janë pjesë e NATO-s kanë deklaruar se nuk do të përfshihen.
“Ne nuk po e mbështesim bllokadën”, tha kryeministri britanik Keir Starmer për BBC-në.
“Vendimi im ka qenë shumë i qartë që, pavarësisht presionit — dhe ka pasur presion të konsiderueshëm — ne nuk do të tërhiqemi në luftë”, ka deklaruar Starmer.
Gjermania, Spanja, Italia, Polonia dhe Greqia kanë përjashtuar të gjitha dërgimin e forcave detare për të mbështetur bllokadën.
Megjithatë, Franca do të organizojë një konferencë me Britaninë dhe vende të tjera për të krijuar një mision shumëkombësh për të rikthyer lundrimin në ngushticë, tha presidenti francez Emmanuel Macron.
“Ky mision rreptësisht mbrojtës, i dallueshëm nga palët ndërluftuese, do të vendoset sapo situata ta lejojë”, ka deklaruar Macron./Reporteri.net