Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të flasë fillimisht me Volodymyr Zelenskyn, përpara se liderët e të paktën pesë vendeve evropiane, së bashku me krerët e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, ta takojnë atë – një shfaqje e jashtëzakonshme uniteti në Shtëpinë e Bardhë nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës.

BBC shkruan se “rreziqet për Zelenskyn janë të mëdha”.

Pas samitit në Alaska, Trump është afruar me qëndrimin e Vladimir Putinit që kërkon të bëjë pazare për territore përpara se Moska të angazhohet për ndalimin e luftimeve, një lëvizje që evropianët kanë përpjekur ta parandalojnë.

Reklamë

Lideri rus dëshiron të marrë nën kontroll të gjithë rajonin e Donbasit në lindje, gjë të cilën Zelensky ka thënë në mënyrë të përsëritur se s’do ta pranojë.

Udhëheqësi i Ukrainës duhet të ecë sot në vijën më të hollë, duke u përpjekur të mbajë sa më shumë nga vendi i tij, pa nxitur zemërimin dhe fajësimin presidencial që iu drejtua atij nga Trump në Zyrën Ovale në muajin shkurt.

Por të paktën njëra nga kartat mund të jetë kthyer në favorin e tij.

Administrata e Trump tani duket e gatshme të japë mbështetjen e ShBA-së për garancitë evropiane të sigurisë të menduara për të penguar agresionin e mëtejshëm rus. Negociatori i tij, Steve Witkoff e krahasoi këtë me nenin 5 të NATO-s për mbrojtjen kolektive, megjithëse zyrtarët kanë bërë të qartë se Trump ende s’ka vendosur për shtrirjen e saj.

Liderët e NATO-s do të ushtrojnë presion të fortë për një garanci të fuqishme, ndërsa Zelensky do të jetë në qendër të një presioni të madh nga Trump, i cili ka për ngut të arrijë marrëveshjen e tij të çmuar për paqen.

Reklamë

/BBC/Reporteri.net/