×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Bideni ka humbur durimin me Netanyahun

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 11:55

    Presidenti amerikan Joe Biden dhe zyrtarët më të lartë të tij, për javë të tëra, kanë humbur durimin me mënyrën se si Izraeli e ka zhvilluar luftën në Gaza, raporton BBC.

    Ata kanë përdorur gjuhë të ngurtë për të shfaqur pakënaqësitë e tyre me Izraelin.

    Vendimi që të lejojë rezolutën për armëpushim në Këshillin e Sigurimit është shenjë se presidenti Biden ka vendosur se fjalët e ashpra nuk janë të mjaftueshme.

    Heqja e mbrojtjes diplomatike nga sjellja e Izraelit në luftë është hap i rëndësishëm.

    Është shenjë e përplasjes që ka nisur mes Shtëpisë së Bardhë dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Edhe ai ka reaguar me fjalë direkte ndaj aleates më të rëndësishme të Izraelit. Ai ka dënuar vendimin e SHBA-së për të mos përdorur veton, duke thënë se ka dëmtuar luftën dhe përpjekjet për të liruar pengjet që po mbahen nga Hamasi që prej 7 tetorit të vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!