×
  • Lajme
  • Botë / Trumpi para drejtësisë

    Caktohet data për gjykimin e Trumpit

    Reporteri
    15 Shkurt 2024 | 20:23

    Gjykimi i parë penal ndaj një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet të nisë gjatë muajit mars, me Donald Trumpin që pritet të mbrojë veten ndaj akuzave se ka ofruar para për të heshtur ish-aktoren e filmave për të rritur, raporton BBC.

    77-vjeçari ishte i pranishëm në gjykatën e New Yorkut të enjten, duke kërkuar që të rrëzohet ose shtyhet ky rast, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Vendimin për nisjen e gjykimit më 25 mars, Trumpi e ka quajtur si të poshtër.

    Trumpi pritet të jetë kandidat i republikanëve për president dhe të përballet për herë të dytë me Joe Bidenin në zgjedhjet e muajit nëntor.

    Stormy Daniels ka thënë se është paguar 130 mijë dollarë në vitin 2016 që të heshtte se ka kryer marrëdhënie seksuale me atëherë kandidatin presidencial. Ndërkaq, Trumpi ka mohuar se kishte aferë me të.

    Ky është njëri nga katër rastet penale kundër Trumpit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!