×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Postimi

    Clinton për Eliot Engel: Aleat i pazëvendësueshëm për mua, një mik i vërtetë

    Reporteri
    11 Prill 2026 | 23:27

    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kongresistit Eliot Engel.

    Clinton, në postimin e tij ka thënë se Engel, ka qenë aleat i pazëvendësueshëm për të në çështjet e brendshme, si dhe në ato ndërkombëtare.

    Ish-presidenti amerikan, është shprehur mirënjohës ndaj Engel, duke shtuar se ky i fundit do i mungojë atij.

    ‘’Elliot Engel ishte një mbrojtës i palodhur i zgjedhësve të tij, një aleat i pazëvendësueshëm për mua në çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare, një mik i vërtetë dhe një njeri i mirë. Jam mirënjohës për jetën e tij të shërbimit dhe do të më mungojë shumë’’, ka shkruar ai në ‘’X’’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!