×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Dalin pamje të reja nga arrestimi i të dyshuarit për sulmin me armë në Washington

    Reporteri
    26 Prill 2026 | 12:04

    Janë publikuar disa foto të reja të momenteve menjëherë pas ndalimit nga forcat e rendit të të dyshuarit për të shtënat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

    I dyshuari u raportua të jetë një 31-vjeçar, Cole Tomas Allen, nga Kalifornia.

    Sipas të dhënave publike, ai ka punuar si mësues dhe zhvillues i video lojërave në Kaliforninë Jugore dhe ka studiuar inxhinieri në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni (Caltech).

    Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu (shotgun), një pistoletë dhe disa thika. Sipas shefit të përkohshëm të Policisë së Uashingtonit, Jeffrey Carroll, ai shkëmbeu zjarr me forcat e rendit kur u ndalua dhe më pas u arrestua.

    Reuters/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!