Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se ka identifikuar tre personat e armatosur të përfshirë në të shtënat pranë konsullatës izraelite në Stamboll. Një person i armatosur është vrarë dhe dy të tjerë janë “neutralizuar”, thonë zyrtarët.
Në një deklaratë në X, të përkthyer nga turqishtja, ministria e ka identifikuar personin e armatosur të vrarë si Yunus E.S, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas njoftimit, ai ishte “i lidhur me organizatën terroriste”.
Istanbul attack update:
– Target: Reportedly Israeli Consulate
– Three gunmen attacked the police station outside the building
– Gunmen neutralised, two of them dead, one heavily wounded
– Two police officers wounded
– ISIS style, trained attackerspic.twitter.com/PrrvSXA8Ui— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) April 7, 2026
Dy oficerët e policisë të plagosur në të shtënat nuk janë në gjendjet rreziku për jetën, shton deklarata.
Ministri i drejtësisë i Turqisë tha se ka nisur një hetim.
/Reporteri.net/