Izraeli dhe Libani janë dakorduar të zhvillojnë më shumë bisedime pasi ambasadorët e SHBA-së në të dy vendet mbajtën sot një takim, në të cilin mori pjesë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
“Të gjitha palët ranë dakord të nisin negociata të drejtpërdrejta në një kohë dhe vend të dakorduar reciprokisht”, kanë deklaruar nga DASH.
Sipas deklaratës, SHBA shpreson që bisedimet e ardhshme të çojnë në një marrëveshje paqeje.
“SHBA shprehu shpresën që bisedimet mund të tejkalojnë fushëveprimin e marrëveshjes së vitit 2024 dhe të sjellin një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje. SHBA konfirmoi se çdo marrëveshje për ndërprerjen e armiqësive duhet të arrihet midis dy qeverive, me ndërmjetësimin e SHBA-së, dhe jo përmes ndonjë rruge të veçantë”./Reporteri.net