×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi në masë

    Deklarohet ambasada e SHBA-së për sulmin në Moskë

    Reporteri
    22 Mars 2024 | 22:03

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një deklarata ka thënë se është e shokuar nga sulmi dhe ka shprehur ngushëllime për popullin rus.

    Ambasada amerikane ka këshilluar shtetasit e saj që të shmangin zonën ku ka ndodhur sulmi në masë.

    Ambasada gjithashtu ka paralajmëruar se qeveria amerikane ka kufizuar kapacitetet për të ndihmuar shtetasit që janë larg ambasadës në Moskë.

    Gjithashtu edhe qeveria ruse ka kufizuar kapacitetet e personelit amerikan për të udhëtuar në Moskë.

    Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. BBC ka raportuar se në mesin e të plagosurve janë edhe disa fëmijë.

    Më shumë se 5 mijë persona ndodheshin në sallë në momentin e sulmit në Moskë

    Të paktën 40 të vrarë dhe 100 të plagosur në sulmin në Moskë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!