×
  • Lajme
  • Botë / Gara presidenciale

    Dorëzohet Haley, Trumpi kandidati i republikanëve për president

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 16:18

    Ashtu edhe siç është paralajmëruar gjatë së mërkurës, republikania Nikki Haley ka suspenduar fushatën për nominimin partiak për president, duke hapur rrugën që Donald Trumpi të jetë kandidati i vetëm i republikanëve për president.

    Në fjalimin e saj, Haley ka thënë se nuk është pishman për krejt garën që ka zhvilluar gjatë një viti. Ajo ka shtuar se Trumpit tani i duhet të fitojë votat e partisë republikane.

    Gjatë fushatës brendapartiake, Haley është përballur me sulmet brutale të Trumpit, i cili në disa raste e kishte sulmuar edhe në baza racore, për shkak të prejardhjes së saj nga India, ani pse është e lindur në SHBA.

    Ajo këtë e zyrtarizuar pasi presidenti Joe Biden dhe Donald Trumpi siguruan fitoret në të ashtuquajturën “Super e marta”, ditë në të cilën votohet në 15 shtete, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Bideni ka fituar garën në 15 shtete, plus Iowan, në të cilën shtetasit amerikanë kanë votuar me postë, por ka humbur territorin e Samoas amerikane për 11 vota.

    Ndërkaq, Trumpi ka fituar në 14 shtete, duke forcuar edhe më shumë kandidaturë ne tij përball Haleyt, e cila befasisht ka fituar në Vermont.

    Sipas këtyre rezultateve, me shumë gjasë do të ketë përsëritje të duelit mes demokratit Biden dhe republikanit Trump në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!