×
  • Lajme
  • Botë / Vdekja e opozitarit

    E veja e Navalnyt premton “lirimin e Rusisë” nga Putini

    Reporteri
    19 Shkurt 2024 | 16:18

    E veja e opozitarit Alexei Navalny, i cili vdiq në burg gjatë javës së kaluar, ka premtuar se do të vazhdojë punën e tij në betejën për “Rusinë e lirë”, raporton BBC.

    Yulia Navanaya është takuar me ministrat evropianë në Bruksel dhe ka fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e bashkëshortit të saj, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Ajo gjithashtu ka thënë se e di saktësisht se përse Putini e ka vrarë Navanlyn para tre ditësh dhe se shumë shpejtë do të publikojë informacione rreth kësaj.

    Autoritetet në burgun në Arktik kanë thënë se ai “ka vdekur papritur”, por aleatët e tij besojnë se është vrarë me urdhrat e Putinit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!