Përfaqësues të lartë amerikanë dhe iranianë janë takuar të shtunën në kryeqytetin pakistanez për të negociuar për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
Selegacionet amerikane dhe iraniane shkëmbyen tekste të shkruara që përvijonin çështjet në diskutim, ndërsa faza e parë e bisedimeve diplomatike në Pakistan përfundoi, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars të shtunën.
Delegacioni kryesor amerikan udhëhiqet nga zëvendëspresidenti JD Vance, së bashku me të dërguarin special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të mbështetur nga këshilltarë të lartë përfshirë Dr Andrew Baker dhe Michael Vance.
Ky samit diplomatik me shumë rëndësi, i lehtësuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif dhe shefi i shtabit të ushtrisë Asim Munir, synon të sigurojë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit që ka zgjatur me javë të tëra.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmoi se “një grup i plotë ekspertësh amerikanë për fushat përkatëse janë të pranishëm në Islamabad” dhe se “ekspertë shtesë po mbështesin nga Uashingtoni.”
Delegacioni iranian përbëhet nga 71 persona, përfshirë negociatorë, ekspertë, përfaqësues të mediave dhe sigurisë, raportojnë mediat shtetërore. /Reporteri.net/