Pas fitores historike të opozitës hungareze, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Bashkimi Evropian.
Ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo ka thënë se Hungaria ka zgjedh Evropën.
“Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë. Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Bashkimi bëhet më i fortë”, ka shkruar ajo.
Gjithashtu, edhe liderë të tjerë evropianë kanë nisur reagimet e para pas zgjedhjeve në Hungari, duke uruar fitoren e opozitarit Magyar.