×
  • Lajme
  • Botë / Deepfakes

    Fotografitë e rrejshme të Trumpit shfaqin rrezikun e inteligjencës artificiale në zgjedhjet presidenciale

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 17:54

    Në shikim të parë, fotografitë e ish-presidentit Donald Trump të rrethuar me afro-amerikanë teksa të gjithë qeshnin nuk tregon asgjë të pazakontë. Mirëpo nëse ia ngul mirë sytë kësaj fotografie, shfaqet krejt diçka tjetër, shkruan “Associated Press”.

    Kjo fotografi tregon faktin se të gjithë brenda saj janë gjeneruar duke përdorur inteligjencën artificiale. Fotografitë, të cilat nuk janë publikuar nga fushata e Trumpit, janë shfaqur në kohën kur republikani po bën përpjekje të mëdha që të fitojë përkrahjen e afro-amerikanëve, të cilët nëpër sondazhe mbesin besnikë të presidentit Joe Biden, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Pamjet e fabrikuara, të publikuara pas një hetimi të BBC-së, ofrojnë prova që përkrahin shqetësimet se fotografitë e gjeneruara me IA do të shpeshtohen teksa po afrohen zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

    Ekspertët janë të shqetësuar se të gjitha grupet – latinët, gratë, burrat e moshua – do të jenë cak i fotografie që kanë për synim të hutojnë, por edhe shfaqin nevojën për ligjet rreth kësaj teknologjie.

    Në një raport të publikuar gjatë javës, hulumtuesit e organizatës jofitimprurëse “Center for Countering Digital Hate”, ka përdorur disa programe të inteligjencës artificiale për të treguar se sa lehtë mund të krijohen pamjet “deepfake” që duken të vërteta, por që mund të hutojnë votuesit. Hulumtuesit kanë qenë në gjendje të gjenerojnë fotografi të Trumpit duke u takuar me operativë rusë.

    Qendra ka analizuar disa “deepfakes” të Trumpit me votuesit afro-amerikanë dhe ka njoftuar se së paku një fotografi e krijuar në formë satire, ka nisur të shpërndahet nga përkrahësit e Trumpit si provë e përkrahjes së tij në mesin e afro-amerikanëve.

    Fotografitë e gjeneruara me inteligjencën artificiale kanë shqetësuar dy partitë sepse këto fotografi mund ngatërrojnë votuesit. Të afërmit e Trumpit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj këtyre fotografive të rrejshme.

    Këto fotografi të gjeneruara nga IA-ja mund të kenë për cak blloqe të caktuara në shtetet e luhatshme, në të cilat banojnë latinë, gra, amerikano-aziatikë dhe konservatorë të moshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!