×
  • Lajme
  • Botë / Ndikimi rus

    Gjermania arreston dy spiunë rusë, po planifikonin sabotazh

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 16:57

    Gjermania ka arrestuar dy spiunë të dyshuar rusë, të cilët po planifikonin të sabotonin ndihmat ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën, raporton BBC.

    Të dyshuarit janë arrestuar në Bavari.

    Ministria e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser ka deklaruar se autoritetet kanë parandaluar “sulme të mundshme me mjete shpërthyese”.

    Spiunët e dyshuar janë akuzuar për mbikëqyrje të qendrave ushtarake të SHBA-së në Gjermani dhe qendra të tjera.

    I dyshuari kryesor, Dieter S, është në paraburgim, i akuzuar për disa raste, përfshirë vendosjen e eksplozivëve, zjarrvënie dhe mbajtjen e kontakteve me inteligjencën ruse.

    Ai besohet se ka luftuar për forcat e armatosura të Rusisë në lindje të Ukrainës mes viteve 2014-16.

    I dyshuari i dytë, Alexander J, është akuzuar për ndihmë për Dieter S. Ai po bënte identifikimin e caqeve të mundshme për sulme.

    Gjermania është dhuruesja e dytë më e madhe e ndihmave ushtarake për Ukrainën, pas SHBA-së. Deri më tani Gjermania ka ofruar 28 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!