Gjykata e Floridas ka rrëzuar rastin për dokumente të falsifikuara kundër Donald Trumpit.
Rrëzimi i rastit për dokumente të klasifikuara është një tjetër fitore për ish-presidentin pak ditë pas atentatit ndaj tij, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Gjykatësja Aileen Cannon ka pranuar mocionin e Trumpit për të pushuar çështjen federale mbi bazën se emërimi i prokurorit special, Jack Smith nga Departamenti i Drejtësisë shkel klauzolën e emërimeve sipas Kushtetutës së SHBA-së.
Trumpi është deklaruar i pafajshëm ndaj disa pikave të rastit në lidhje me menaxhimin e doku,enteve të klasifikuara, përfshirë mbajtjen e informacioneve të mbrojtjes kombëtare.
Dhjetëra dokumente ishin gjetur në vilën e Trumpit në Mar-a-Lago të Floridas, përfshirë disa në tualet dhe në depo, pasi Trumpi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.
Jack Smith kishte lënë postin e prokurorit në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, për të marrë rastin e dokumenteve të klasifikuar kundër Trumpit.
Cannon është pajtuar me avokatët mbrojtës të ish-presidentit se prokurori special Jack Smith, i cili i ka prirë rastit, se jashtëligjshëm ishte emëruar për rolin e tij dhe se nuk kishte autoritet që ta ngriste rastin.
Gjykatësja gjithashtu mori vendim se zyra e Smithit jashtëligjshëm është financuar nga Departamenti i Drejtësisë.