×
  • Lajme
  • Botë / Kërkesat e grevistëve

    Greva e punëtorëve shkakton tollovi në aeroportin e Frankfurtit

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 16:42

    Miliona udhëtarë në Gjermani po përballen me vonesa në shërbimet e transportit për shkak të grevës së stafit të hekurudhave dhe aeroportit.

    Greva dy ditore e stafit tokësorë të Lufthansas ka pasuar me grevën 35 orëshe të ngasësve të trenave, raporton BBC.

    Operatori hekurudhor “Deutsche Bahn”, ka njoftuar se vetëm 20 për qind e trenave të udhëtimeve të gjata janë në funksion, ndërkaq aeroporti i Frankfurtit, më i madhi në Gjermani, ka anuluar të gjitha nisjet e aeroplanëve, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Greva është seria e fundit e veprimeve të punëtorëve të industrisë në Gjermani.

    Këto greva janë organizuar në shenjë pakënaqësie për pagat dhe kushtet e punës në kompaninë kombëtare Lufthansa dhe operatorin hekurudhor.

    Operatori hekurudhor ka njoftuar se vonesa të mëdha do të ketë edhe të enjten e të premten.

    Kompania e fluturimeve ka njoftuar se rreth 1 mijë fluturime në ditë do të anulohen, duke penguar më shumë se 200 mijë udhëtarë.

    Grevistët kanë kërkuar ngritje të pagave në kohën e ngritjes së madhe të çmimeve dhe kushte më të mira të punës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!