Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth në konferencë për media tha se SHBA-ja e di se çfarë asete ushtarake po zhvendos Irani.
“Ne po ju vëzhgojmë,” tha ai.
Ai tha se Marina e SHBA-së po kontrollon trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit, sepse Irani nuk ka më një marinë.
Në deklaratat e tij, Hegseth thotë se ShBA do të “mirëpriste që vende të tjera të vinin për të ndihmuar” me Ngushticën e Hormuzit.
/Reporteri.net/