Gjykata holandeze ka urdhëruar qeverinë që të bllokojnë shitjen e pjesëve për aeroplanët F-35 për Izraelin për shkak të shqetësimeve se po përdoren për të shkelur ligjet ndërkombëtare. 

 Gjykata ka mbajtur anën e grupeve për të drejtat e njeriut, të cilat kanë argumentuar se pjesët e ofruara nga ushtria holandeze po ndihmojnë në shkeljen e ligjeve nga Izraeli në Gaza. 

 Izraeli ka mohuar se ka kryer krime të luftës në Gaza. Deri më tani në Gaza janë vrarë më shumë se 28 mijë palestinezë.  

Reklamë

 “Është e pamohueshme se ka rrezik të qartë se pjesët  e eksportuara të F-35 janë përdorur për të shkelur ligjet ndërkombëtare”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Apelit në Hagë.  

 Qeveria holandeze është e detyruar që t’i përmbahet urdhrit brenda shtatë ditësh. 

 Pjesët e aeroplanëve amerikanë F-35 ruhen në depot në Holandë dhe pastaj transferohen te shtetet tjera, përfshirë Izraelin.