Konsullata iraniane në Damask të Sirisë është bombarduar dhe sipas autoriteteve siriane, këtë sulm e ka kryer Izraeli, raporton BBC.

Në mesin e të vdekurve është edhe komandanti i Gardës Revolucionare, Reze Zahedi.

Konsullata ishte e ngjitur me objektin e ambasadës iraniane në perëndim të lagjes Mezzeh.

Reklamë

Ministria siriane e Mbrojtjes ka deklaruar se një aeroplan izraelit kishte cak konsullatën dhe erdhi nga Rrafshnalta e Golanit.

Sistemi ajror i Sirisë ka rrëzuar disa raketa, por një arriti cakun, duke vrarë dhe plagosur personat brenda konsullatës.