Parlamenti izraelit ka miratuar ligjin që i jep pushtet qeverisë për të ndaluar transmetimin e kanaleve televizive përfshirë Al Jazeera, rrjetin në pronësi të Katarit, raporton BBC.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se menjëherë do të mbyllë zyrat lokale të rrjetit të medias.

SHBA-ja ka shprehur shqetësimet në lidhje me vendimin, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Reklamë

Për shkak se gazetarëve të huaj u ishte ndaluar hyrja në Gaza, stafi i Al Jazeeras me bazë në Rripin e Gazës, kishte disa reporter që mbulonin luftën në terren.

Knesseti të hënën ka miratuar ligjin që mund t’i cilësojë kërcënim për sigurinë rrjetet e huaja të mediave.

Ndalimi i Al Jazeeras do të bëhet fillimisht për 45 ditë, por mund të vazhdojë.

“Al Jazeera nuk do të transmetohet më nga Izraeli”, ka thënë Netanyahu në rrjetin social “X”, duke e cilësuar rrjetin “kanal terrorist”.

Për vite të tëra, zyrtarët izraelitë e kanë akuzuar rrjetin për përmbajte kundër Izraelit. Kritikat e tyre janë ashpërsuar pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor.

Reklamë

Autoritetet izraelite gjithashtu kanë thënë se rrjeti ka lidhje të ngushta me Hamasin. Këto pretendime i ka mohuar Al Jazeera.