×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Izraeli vret sekretarin e Hezbollahut

    Reporteri
    09 Prill 2026 | 10:58

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë Ali Yosef Kharshi, sekretarin personal dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të kreut të Hezbollah, Naim Qassem, në një sulm në Bejrut, Liban.

    Sipas ushtrisë izraelite, Kharshi ishte këshilltar personal i Qassem dhe luante një rol qendror në menaxhimin e zyrës dhe sigurinë e tij.

    Hezbollahu ende nuk ka komentuar zyrtarisht për vdekjen e tij. Ky sulm ndodh në kuadër të përshkallëzimit të operacioneve ushtarake të Izraelit kundër strukturave të Hezbollahut në Liban.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!