×
  • Lajme
  • Botë / E kaluara e kandidatit

    JD Vance dikur kritiku i madh i Trumpit, tani kandidat i tij për zëvendëspresident

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 23:44

    “Unë jam “kurrë me Trumpin. Kurrë nuk më ka pëlqyer”. “Oh Zot çfarë idioti”.

    Këto ishin fjalët nga JD Vance në intervistat dhe në postimet në Twitter në vitin 2016, kur publikimi i librit të tij me kujtime “Hillbilly Elegy” e ngritën atë drejt famës, shkruan BBC në një analizë të gjatë për Vance.

    Në po të njëjtin vit, ai privatisht i shkroi një të afërmi në Facebook: “Sorollatem mes mendimeve se Trumpi është një i marrë cinik… ose se ai është Hitleri i Amerikës”.

    Por pak vite më vonë, Vance e ka shndërruar veten në një prej aleatëve më të pathyeshëm të Trumpit.

    Dhe pak vite pasi senatori nga Ohio, tani i zgjedhuri i Trumpit për kandidat për zëvendëspresident – dhe për një parashikim, garues i hershëm për nominimin e republikanëve për president në vitin 2028.

    Në vitin 2017 ai kërkoi falje për deklaratat e mëparshme dhe ia arriti të fitonte përkrahjen e Trumpit, duke e shtyrë veten në krye të republikanëve dhe eventualisht në Senat, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Vance ishte kyç në politikën “T’ia kthejmë namin Amerikës” (Make America Great Again) – dhe ishte kryekëput me agjendën e Trumpit.

    Në Senat ishte konservator, duke përkrahur politikat populiste ekonomike dhe ishte njëri nga skeptikët më të mëdhenj të përkrahjes për Ukrainën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!