×
  • Lajme
  • Botë / Lufta Izrael-Hamas

    Joe Biden: ShBA qëndron me Izraelin, ata kanë të drejtë të kundërpërgjigjen

    Reporteri
    10 Tetor 2023 | 20:56

    Presidenti amerikan, Joe Biden, pas një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se qëndrimi i ShBA-së është i qartë: Qëndrojmë me Izraelin.

    Biden e ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj izraelitëve, të cilin e ka quajtur akt mizor. Ai ka theksuar se deri 1000 persona janë vrarë në Izrael, përfshirë edhe 14 amerikanë, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    “Prindërit kanë masakruar trupat e tyre në përpjekje për të mbrojtur fëmijët – raportime rrëqethëse për foshnja të vrara, familje të tëra të vrarë. Të rinj të masakruar ndërsa ndiqnin një festival muzikor për të festuar paqen”, ka deklaruar Biden para mediave.

    Kosova rreshtohet me Izraelin në kohë lufte – palestinezët rikonfirmojnë raportet miqësore me Serbinë

    “Gratë e përdhunuara, sulmuara, u parakaluan si trofe. Familje të fshehura nga frika për orë e orë të tëra, duke u përpjekur dëshpërimisht t’i mbanin fëmijët e tyre të qetë për të mos tërhequr vëmendjen. Dhe mijëra të plagosur, të gjallë, por që mbanin me vete vrimat e plumbave dhe copëzat e plagëve si kujtim i asaj që duruan”.

    Presidenti Biden përsëriti mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe tha se nëse SHBA-të do të sulmoheshin në mënyrën se si Izraeli u sulmua këtë fundjavë, “përgjigja jonë do të ishte e shpejtë, vendimtare dhe dërrmuese”.

    Masakër në Kfar Aza afër kufirit me Gazën: Gjenden 200 kufoma, mes tyre 40 fëmijë

    Këtë mesazh tha se ia dha edhe vetë kryeministrit Netanyahu.

    “Ashtu si çdo komb në botë, Izraeli ka të drejtë të përgjigjet – në fakt e ka detyrë t’u përgjigjet këtyre sulmeve të egra”, ka theksuar Biden. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!