×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kandidati për Guvernator të Kalifornisë tërhiqet nga gara pas akuzave për ngacmim seksual

    Reporteri
    13 Prill 2026 | 11:36

    Eric Swalwell është tërhequr nga gara për guvernator të Kalifornisë, pas presionit në rritje lidhur me akuzat për sulme seksuale.

    Demokrati është akuzuar nga katër gra për ngacmim seksual, madje edhe përdhunim. Ai ka deklaruar se do të mbrohet me “fakte” dhe i ka mohuar akuzat.

    Aleatë të rëndësishëm kishin bërë thirrje që ai të tërhiqej nga gara për guvernator, ku konsiderohej ndër kandidatët kryesorë demokratë.

    Tërheqja e tij vjen vetëm pak javë para se votuesit të marrin fletët e votimit me postë për zgjedhjet e 2 qershorit, që do të përcaktojnë guvernatorin e ri të shtetit më të populluar të SHBA-ve.

    “Po pezulloj fushatën time për guvernator. Familjes, stafit, miqve dhe mbështetësve të mi u kërkoj ndjesë të thellë për gjykimin e gabuar që kam bërë në të kaluarën. Do të luftoj akuzat serioze dhe të rreme që janë bërë, por kjo është beteja ime, jo e një fushate.”, shkroi Swalwell në ‘X‘.

    Vendimi i tij erdhi dy ditë pasi akuzat e para u publikuan në San Francisco Chronicle. Një ish-punonjëse pretendoi se ai kishte bërë komente të papërshtatshme dhe mesazhe me përmbajtje seksuale, si dhe se një natë në vitin 2019 u zgjua në dhomën e tij të hotelit pa kujtesë të qartë të ngjarjeve.

    Më vonë, katër gra të tjera dolën me akuza të ngjashme.

    Brenda pak orësh nga publikimi i akuzave, Swalwell humbi mbështetjen e disa aleatëve të rëndësishëm, përfshirë senatorin Adam Schiff dhe liderin e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

    Avokatët e tij kishin dërguar më herët urdhra ligjorë për ndalimin e publikimit ndaj dy prej akuzueseve, ndërsa ai i ka mohuar fuqishëm pretendimet dhe ka thënë se do të mbrojë veten “me fakte” dhe, nëse duhet, përmes veprimeve ligjore.

    Në garën për guvernator pritet të marrin pjesë të paktën 10 kandidatë, në një sistem primar ku dy kandidatët më të votuar kalojnë në zgjedhjet e përgjithshme, pavarësisht partisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!