×
  • Lajme
  • Botë

    KE-ja rekomandon hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 17:17

    Komisioni Evropian ka rekomanduar të premten hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, duke thënë se ato janë përgatitura mjaftueshëm për hapjen formale të procesit për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian.

    KE-ja u tha ambasadorëve të BE-së se Kievi dhe Kishinjevi i kanë përmbushur plotësisht hapat e nevojshëm në reforma për t’i filluar bisedimet zyrtare.

    “Ne konsiderojmë se të gjitha hapat janë plotësuar nga këto dy vende”, tha një zëdhënëse e komisionit për gazetarë të premten.

    “Tani vendimi u takon vendeve anëtare”, shtoi ajo.

    Në rastin e Ukrainës, bërja e reformave përfshiu luftën kundër korrupsionit, demokratizimi, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, thanë zyrtarët për Radion Evropa e Lirë.

    Ndërkohë, Moldavia i ka plotësuar kriteret për reforma në gjyqësor, demokratizim, dhe në luftën kundër korrupsionit, thanë zyrtarët.

    Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, e ka lavdëruar vendimin e komisionit.

    “Faleminderit për vlerësimin pozitiv të përparimit tonë drejt integrimit evropian. Njoftimi i KE-së thekson se Ukraina po vazhdon përpjekjet sistematike për t’iu bashkuara BE-së dhe se i ka përmbushur të gjitha reformat shtesë”, tha Shmyhal.

    Ai shtoi se Kievi është duke pritur tani për hapin e radhës nga partnerët e vet evropian – nisjen zyrtarisht të bisedimeve të anëtarësimit këtë muaj.

    “Populli ukrainas po e zgjedh çdo ditë të drejtën për të qenë pjesë e familjes evropiane në luftë kundër agresorit rus”, shtoi ai.

    Brukseli po i nxit këto dy vende ta vazhdojë rrugën e tyre drejt Evropës, para periudhës tranzitore në bllok, i cili do ta zgjedhë Parlamentin e ri në zgjedhjet e kësaj fundjave.

    Blloku me 27 vende anëtare do ta ketë edhe një komision të ri, dhe do të udhëhiqet prej Hungarisë nga muaji i ardhshëm deri në fund të këtij viti. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka marrëdhënie miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe sistematikisht i ka kundërshtuar apo minuar vendimet e BE-së për ta sanksionuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

    Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pak pasi filloi pushtimi, ndërsa statusin e vendit kandidat e morën në qershor 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!