×
  • Lajme
  • Botë / Lufta ruse

    Kërkimfalja e Bidenit për vonesën e armatimit për Ukrainën

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 20:21

    Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar falje Volodymyr Zelenskyyt për vonesat në ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka premtuar edhe 225 milionë dollarë ndihma shtesë, shkruan BBC.

    Bideni është takuar me presidentin ukrainas në Paris, një ditë pas ceremonisë për 80-vjetorin e Ditës D në Normandi të Francës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se pakoja e re ndihmëse do të përfshijë armatim dhe raketa kundër ajrore.

    Bideni më parë ka deklaruar se vonesat janë shkaktuar nga disa republikanë në Kongres, por ka përsëritur se SHBA-ja vazhdon të përkrahë Ukrainën.

    “SHBA-ja do të qëndrojë me ju”, ka thënë Bideni. “Nuk jeni gjunjëzuar. Do të vazhdoni të luftoni në mënyrën që është e jashtëzakonshme”.

    Ndërkaq, Zelenskyy ka përsëritur qëndrimin se marrëdhënia mes shtetit të tij dhe SHBA-së është vendimtare në luftën kundër Rusisë.

    “Ne llogarisim në përkrahjen tuaj që të qëndrojmë krah më krah”, ka thënë Zelenskyy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!