Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i dhuroi Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, një shkop golfi të veçantë – një dhuratë që ia kishte përcjellë një ushtar ukrainas i plagosur.
Ky shkop më parë i përkiste Kostiantyn Kartavtsev, një rreshter i ri që humbi këmbën në muajt e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, sipas zyrës presidenciale të Ukrainës.
Golfi u bë pjesë e rehabilitimit të rreshterit të ri, tha Zelensky teksa ia dorëzoi dhuratën Trump-it.
“Kreri i shtetit (Zelensky) gjithashtu tregoi një video ku Kostiantyn Kartavtsev i drejtohet Presidentit të SHBA-së duke i kërkuar të ndihmojë Ukrainën për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” thuhej në një deklaratë të zyrës presidenciale të Ukrainës.
“Donald Trump e pranoi dhuratën, regjistroi një video duke falënderuar luftëtarin ukrainas për shkopin e golfit dhe i dhuroi Presidentit të Ukrainës çelësat simbolikë të Shtëpisë së Bardhë”, tha presidenti ukrainas.
/CNN/Reporteri.net/