Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se Komisioni Evropian nuk i ka ofruar publikut qasje të mjaftueshme në marrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit.
Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së, ka nënshkruar disa kontrata të mëdha me disa kompani farmaceutike në kulmin e pandemisë COVID-19, më 2020 dhe 2021.
Ligjvënësit e Parlamentit Evropian janë ankuar në gjykatën me seli në Luksemburg, se kanë kërkuar t’i shqyrtojnë kontratat, për t’i kuptuar termat dhe kushtet, por se u është dhënë vetëm qasje e pjesshme.
Për më tepër, sipas tyre, disa dokumente janë redaktuar dhe Komisioni ka thënë se kjo është bërë për të mbrojtur interesat tregtare dhe procesin e vendimmarrjes, transmeton REL.
Gjykata e Përgjithshme tha se Komisioni nuk ka dhënë prova se si qasja në disa klauzola të marrëveshjeve, do të minonte interesin tregtar të kompanive të përfshira.
Gjykata tha, po ashtu, se Komisioni ka mundur të japë më shumë informacione për deklaratat e anëtarëve të ekipit që ka negociuar kontratat.
“Komisioni nuk i ka marrë mjaftueshëm parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, për t’i peshuar drejt interesat në fjalë”, tha gjykata.
Vendimi i saj vjen një ditë përpara se Parlamenti Evropian të votojë për rizgjedhjen e Ursula von der Leyenit në postin e presidentes së Komisionit Evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.