Spanja po rihap ambasadën e saj në Teheran ndërsa “ka një dritare për paqe,” tha të enjten ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares për ligjvënësit spanjoll, në mes të armëpushimit të brishtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Që nga fillimi i konfliktit, Spanja është shfaqur si një kritike e ashpër e veprimeve ushtarake të SHBA-së në Iran, duke ndaluar Washingtonin të përdorë bazat ushtarake spanjolle për ofensivën e saj dhe duke marrë një qëndrim më të fortë sesa aleatët e tjerë evropianë.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka cilësuar sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit si “të pakujdesshme dhe të paligjshme,” duke shtuar se vendi i tij “nuk do të bëhet bashkëfajtor për diçka që është e dëmshme për botën.”
Vendimi i Madridit për të dërguar ambasadorin e tij përsëri në Iran ka nxitur menjëherë kritika nga ministri izraelit i Jashtëm, Gideon Sa’ar, i cili e akuzoi atë se po vepron “dorë për dore” me një “regjim terrorist.”
/Reporteri.net/