Kryeministri sllovak, Robert Fico ka ritheksuar kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Në platformën “X”, Fico shkruan: “Kur, që nga fillimi i luftës, e refuzova anëtarësimin e Ukrainës në NATO si një parakusht thelbësor për përfundimin e konfliktit, u ‘kryqëzova’ publikisht.
“Sot, fakti që Ukraina nuk do të jetë në NATO tashmë merret si i mirëqenë.”
Fico thotë se, për të përfunduar konflikti në Ukrainë, duhet kuptuar që Ukraina nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s.
/Reporteri.net/