×
  • Lajme
  • Botë / Zbutja e qëndrimeve

    Kthesa e madhe e Zelenskyyt, e fton Rusinë për samit të paqes

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 20:23

    Volodymyr Zelenskyy e ka ftuar Rusinë në samitin e ardhshëm të paqes, ani pse më parë ka deklaruar se mund të vinte nëse do të kthente territorin Ukrainës, shkruan “The Telegraph”.

    Presidenti ukrainas ka refuzuar ta ftonte Rusinë në samitin e parë të paqes të mbajtur në maj në Zvicër për shkak të hezitimit të disa zyrtarëve që dyshonin se paqja mund të arrihej pa dy palët prezente.

    Të mërkurën, Zelenskyy është shfaqur me qëndrime të zbutura, duke e pranuar mundësinë që një delegacion rus të marrë pjesë në samit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Nëse samiti i dytë i paqes e ka në plan t’i jap fund luftës, ne duhet të kemi më shumë shtete, do ta organizojmë atë dhe përfaqësuesit rusë duhet të jenë prezentë? Kush? Do ta shohim”, ka thënë Zelenskyy për Bloomberg News.

    I pyetur nëse Vladimir Putini do të marrë pjesë, ai është përgjigjur: “Nuk jam i sigurt, mendoj se ka frikë të largohet nga Rusia. Është e mundur që të vijë dikush tjetër? Ndoshta kësaj here, do të shohim se kush do të vijë nga Kremlini dhe pastaj do të flasim me dikë tjetër”.

    Zelenskyy gjithashtu ka shfrytëzuar intervistën që të refuzojë ofertën e Putinit për armëpushim, të cilën më parë e kishte cilësuar si kurth. Sidoqoftë, ai ka thënë se SHBA-ja dhe Kina mund të kenë rolin e ndërmjetësuesve.

    “Ka shumë pyetje mes dy shteteve, por nëse ne duam fundin e kësaj lufte ashtu siç duhet, për Ukrainën dhe për krejt botën, do të duhej të gjenin një qëndrim se si ta ndalin Putinin”, ka thënë presidenti ukrainas.

    Gjatë kësaj jave, burgimet perëndimore të inteligjencës kanë raportuar se fabrikat kineze janë duke prodhuar dronë për t’i dërguar në Rusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!